​Zgjedhjet në Zveçan pa probleme dhe të qeta

Aktuale

​Zgjedhjet në Zveçan pa probleme dhe të qeta

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Procesi zgjedhor në komunën e Zveçanit po ecën pa probleme dhe janë kryesisht të qeta.

Drejtoresha e shkollës “Vuk Karaxhiq” në Zveçani, Slagjana Ficoviq, ka bërë të ditur numrin e qytetarëve që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit.

Ficoviq: Procesi zgjedhor në Zveçan pa probleme

“Procesi është duke shkuar shumë mirë, sot kemi dalje më të madhe në zgjedhje deri tash nuk kemi asnjë problem. Deri më tash 1800-2000 persona kanë dalë në votim. Në ora 15:00 do t’ju tregojmë më saktë. Gjithçka ka filluar me rregull dhe është duke shkuar me rregull”, ka thënë Ficoviq.

Në garë për kryetar në këtë komunë janë Fetah Peci nga LVV-ja, Ilir Peci LDK, Zoran Obrenoviq Demokracia Serbe (Srpska Demokratija), Ivan Todosijeviq Lista Serbe dhe Vid Janiqijeviq nga Unifikimi (Ujedinjenje).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat