Edhe tri kuti të panumëruara në Prishtinë, si qëndron rezultati?

Aktuale

Edhe tri kuti të panumëruara në Prishtinë, si qëndron rezultati?

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Në Prishtinë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vetëm edhe tri kuti votimi pa numëruar.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, deri më tani vendin e parë e zë Përparim Rama nga LDK, me 34 mijë e 752 vota, apo 33.76%.

Menjëherë pas tij radhitet Hajrulla Çeko i VV-së me 33.05% apo 34 mijë e 22 vota.

Image
KQZ

Uran Ismaili i PDK-së zë vendin e tretë me 28 mijë e 588 vota, ose 27.77% të votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat