Në takimin e 31-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Bruksel, Kosova me pjesëmarrjen e saj nënvizon përkushtimin për të qëndruar pranë aleatëve dhe për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike.
Në këtë takim Kosovën e përfaqësoi Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
"Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mori pjesë në takimin e 31-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Bruksel.
Në këtë takim të radhës u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve partnere në fushën e mbrojtjes.
Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë takim nënvizon përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë aleatëve dhe për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike", njoftimi.