Dyshohet se në kufirin Serbi-Kroaci janë ndaluar shtatë shtetas të Kosovës

Aktuale

Dyshohet se në kufirin Serbi-Kroaci janë ndaluar shtatë shtetas të Kosovës

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 08:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtatë kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci.

Në një video të publikuar nga Jepi zë, një kosovare rrëfen se si me autobusin që po udhëtonin, janë arrestuar pesë pasagjerë dhe dy shoferë.

E njëjta thotë se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci qysh nga ora 15:00 e së shtunës.

Madje përgjatë videos, ajo tregon gjendjen e kufirit, i cili bazuar në ato pamje, nuk ishte i mbingarkuar nga automjete, por i lirshëm për qarkullim.

Media ka tentuar të kontaktojë më agjencinë turistike të transportuesit që është ndaluar, megjithëse të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat