Rasti `Banjska`, seanca vazhdon e mbyllur për publikun

Aktuale

Rasti `Banjska`, seanca vazhdon e mbyllur për publikun

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore në rastin Banjska.

Sot në këtë gjykatë do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit anonim A2.

Prokurori ka kërkuar që seanca të mbyllet për publikun përkohësisht gjatë dëshmisë së dëshmitarit anonim A2, me qëllim që të garantohet siguria fizike dhe integriteti i procedurës penale.

Trupi gjykues mori aktvendim të aprovojë propozimin që seanca të kalojë e mbyllur gjatë dëshmisë së dëshmitarit A2, me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat