E dhimbshme: I riu nga Llapi vdes në aksident trafiku

Aktuale

E dhimbshme: I riu nga Llapi vdes në aksident trafiku

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 10:08
Herolind Restelica 

Një aksident i rëndë trafiku i ka marrë jetën një të riu nga Podujeva. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi në rrjete sociale.

I riu Herolind Restelica vdiq pas një aksidenti që ndodhi të shtunën.

“Më datën 25.10.2025, pas një aksidenti ndërroi jetë nipi ynë, Herolind Musaj Restelica”, thuhet në njoftimin e një familjari.

Ata kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftohet më vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat