Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje

Aktuale

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 14:06
Person i kërkuar nga Policia

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar.

"Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit i dyshuari kërkohet për veprën penale vjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat