Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, padi për të anuluar vendimin e Qeverisë në detyrë, për miratimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Së bashku me padinë, AVONET ka propozuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme të sigurisë, me qëllim që të pezullohet ekzekutimi i vendimit të Qeverisë në detyrë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata.
Sipas drejtorit ekzekutiv të AVONET, Kenan Gashi, zbatimi i vendimit do të shkaktonte dëme të rënda dhe të pariparueshme ndaj rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe interesit publik të Republikës së Kosovës.
Gashi tha se Qeveria në detyrë ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.