Juristi Kadri Kryeziu kritikon partitë: Pse pengoni formimin e qeverisë?

Aktuale

Juristi Kadri Kryeziu kritikon partitë: Pse pengoni formimin e qeverisë?

Nga: A.SH Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 22:34
Kadri Kryeziu

Juristi Kadri Kryeziu ka kritikuar partitë që kundërshtojnë formimin e një qeverie të përkohshme, duke thënë se edhe një qeveri dyjavore do të mjaftonte për të miratuar zgjatjen buxhetore, planin e rritjes së BE-së dhe kredinë 100 milionë euro nga Banka Botërore.

“Po flasim për 1 miliardë euro që mund të hyjnë në ekonominë e Kosovës. Ku është kuptimi i gjithë këtij destruktiviteti?”, tha ai.

Shkrimi i plotë:

Nëse partitë tjera nuk duan ta provojnë formimin e qeverisë, pse bëjnë zhurmë?

Çka ka të keqe nëse formohet një qeveri qoftë edhe për 2 javë, mjaftueshëm që të votohet zgjatja e domosdoshme buxhetore, plani i rritjes së BE-së, kredia 100 milionë nga Banka Botërore. Po flasim për 1 miliardë euro që mund të futen në ekonominë e Kosovës.

Ku është kuptimi i gjithë këtij destruktiviteti?

Kujtojmë, se sot Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë për formim të qeverisë së re nga kjo parti. Propozimi i Konjufcës u bë në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie nga i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili tha se këtë propozim po e bënë që vendi mos të shkojë dy herë në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat