Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 09:24
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK e cilësoi këtë si padrejtësi pesëvjeçare për luftëtarët e lirisë, transmeton KosovaPress.

"Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan.Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike", thuhet në postimin e OVL-UÇK.

Kujtojmë se OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat