Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar rikthimin e Festivalit të Këngës si një përpjekje të përbashkët për mirëmbajtjen e traditës së Akordeve të Kosovës, që po vazhdon me sukses të madh.
Ai theksoi se përgatitjet për edicionin e tretë të festivalit dëshmojnë se vendi ynë dhe RTK kanë kapacitetin dhe aftësinë për të organizuar ngjarje të mëdha, duke konfirmuar kështu gatishmërinë dhe cilësinë për pjesëmarrje të barabartë në Eurovizion.
“Shumë suksese ekipit organizues dhe të gjithë artistëve që do të performojnë në tre netët e festivalit, më 6, 7 dhe 8 nëntor,” ka shkruar Çeku në Facebook.
Postimi i plotë:
Rikthimi i Festivalit të Këngës është përpjekja e përbashkët për mirëmbajtjen e traditës së Akordeve të Kosovës dhe po vazhdon me sukses të madh.
Përgatitjet për edicionin e tretë të festivalit po dëshmojnë se vendi ynë dhe RTK ka kapacitetin dhe aftësinë për organizimin e ngjarjeve të mëdha, që konfirmon gatishmërinë dhe cilësinë për pjesëmarrje të barabartë në Eurovizion.
Shumë suksese ekipit organizues dhe të gjithë artistëve që do të përformojnë në tre netët e festivalit, me 6, 7 dhe 8 nëntor.