Cilat komuna do ta zgjedhin kryetarin në balotazh?

Aktuale

Cilat komuna do ta zgjedhin kryetarin në balotazh?

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 07:29
Një zyrtare e Komisionit Zgjedhor duke vulosur votën e një qytetari në një qendër votimi në Prishtinë.

Balotazhi sot do të zhvillohet në 18 nga 38 komuna sa ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.

Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.

Komunat që zhvillojnë balotazh janë:

Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti. / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat