Pas balotazhit, Hamza uron Faton Pecin e përgëzon Arian Tahirin

Aktuale

Pas balotazhit, Hamza uron Faton Pecin e përgëzon Arian Tahirin

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 13:06
Arian Tahiri dhe Bedri Hamza

Kryetari i deritanishëm i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pas rezultatit të balotazhit të 9 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka uruar bashkëpartiakun e tij, Arian Tahirin, dhe gjithashtu fituesin e garës për kryetar, Faton Pecin nga LVV-ja.

“Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme.

Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë”, shkroi Hamza.

Tutje i njëjti tha se Tahiri ka treguar integritet, kulturë dhe përkushtim.

“Ndërsa, Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme.

Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës”, shkroi Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat