Abdixhiku: S’e kam problem bashkëpunimin me asnjë shqiptar që e do Republikën e Kosovës

Aktuale

Abdixhiku: S’e kam problem bashkëpunimin me asnjë shqiptar që e do Republikën e Kosovës

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 23:01
Kryesia e LDK-së

Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetar i kësaj partie, tha se nuk e ka problem të bashkëpunojë me asnjë shqiptar që e do Republikën e Kosovës.

Ai u pyet nëse mund të ketë bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limajt.

“Na jepni kohë. Nuk kam lajme sot për juve. Natyrisht se nuk përjashtoj asnjë bashkëpunim me askënd që beson në vlerat e LDK-së, ose mund të kemi një rrugë të përbashkët. Duhet analizuar të gjitha çështjet. Fillimisht unë duhet të bëj konsultime brenda partisë.

Unë personalisht nuk e kam problem të bashkëpunoj me asnjë shqiptar që e do Republikën e Kosovës, dhe këtë mendësi dua ta ballafaqoj. Me dëshirë do të doja të kisha shumicën veç vet, por nuk e kam”, deklaroi kreu i LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat