Kujtim Hajdaj nga Guxo ka kritikuar ashpër partitë opozitare në Kosovë, duke i quajtur ato “prodhues të pandalur të rrenave dhe mashtrimeve”. Në një postim në Facebook, ai thotë se për vite të tëra opozita përdor të njëjtën gjuhë të konsumuar, sepse nuk mund të pajtohet me faktin se “po i mund Albini, të gjitha bashkë”.
Sipas Hajdajt, partitë e vjetra politike kanë dështuar në çdo fushë — politike, ekonomike e sociale — dhe janë kujdesur më shumë për interesat e tyre personale sesa për popullin e Kosovës. Ai thekson se këto parti nuk mund të krahasohen me ato të Evropës, pasi “në BE nuk ekzistojnë udhëheqës që kanë abuzuar me pasurinë e shtetit për përfitime personale”.
Hajdaj akuzon opozitën për kapjen e drejtësisë, mediave dhe institucioneve publike, si dhe për krijimin e një realiteti të varfërisë, korrupsionit dhe ikjes së rinisë nga vendi.
Në përfundim, ai shkruan se “akrepi i orës po troket për fundin e mashtrimeve të opozitës”, duke paralajmëruar se koha e vjetër politike në Kosovë po i afrohet fundit.
Postimi i plotë:
AKREPI I TREGUESIT TË ORËS TIK,TAK...TIK,TAK I PRODHIMIT TË RRENAVE DHE MASHTRIMEVE TË OPOZITËS
Tash e sa kohë - me vite të tëra - vazhdimisht po ndodhë të dëgjojmë dhe shohim të njëjtën gjuhë, për merak e gatuar, të gënjeshtrave të partive opozitare që kurrsesi s'po mund të pajtohen se po i mund Albini, të gjitha bashkë.
Shumë herë i kemi dëgjuar duke thënë, se: "Çdo gjë që po e bëjmë në politikë, e bëjmë për të mirën e popullit dhe shtetit të Kosovës." Se di a i ka dëgjuar kush najherë, kohët e fundit, duke thanë: "Për Kosovën tonë sovrane.."
Jo. Se s'guxojnë!
Jo, se s'po ua lejon "Asociacioni"
Po thonë: "Ende s'ashtë punë e kryer shtetësia e Kosovës."
Edhe qeto njohje që po i vinë Kosovës, po e kanë zor m'i përmend.
Pra, mos u mashtroni:
Partia e Thaqisteve, Isisteve, Ramushajve, Fatmirave.., çdo gjë që e kanë ba në politikë, e kanë ba për interesa dhe xhepa të vet. Një gënjeshtër që shpesh e dëgjon prej tyre ashtë, kur thone: "Na jemi në politikë - të vetmit- sepse nga ne varet varej fati i ardhmërisë së shtetit të Kosovës."
Apo, kur thonë, se: "Profili i partive tona ashtë i ngjashëm me ato të partive politike të qendrave të djathta të UE."
Veq këta s'po e ditkan se partitë demokratike evropiane, apo udhëheqësit e tyre, nuk e kanë origjinën e vet politike nga vjedhjet dhe abuzimin me shtetin. Le t'ma gjejë dikush një udhëheqës të këtyre partive demokratike evropiane që ka abuzuar me pronat e shtetit.., tokat, fabrikat.., dhe me i përvetësuar për xhepa të vet!?
Askund.
Apo, le t'ma gjejë dikush një rast të vetëm që i ka ndodhë një partie politike evropiane, kjo çka ndodhi me procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut?
Asnjë.
Apo, le t'ma gjejë dikush një rast të vetëm kur një parti politike, apo dy e tri së bashku evropiane, të kenë kap komplet sistemin e drejtësisë dhe mediumet në shtetet e tyre për nevoja të veta elektorale apo për pushtet?
Asnjë.
Mos i skuqni me këto gënjeshtra partitë demokratike evropiane të UE!
Atëherë, me çka partitë opozitare mund të provojnë të na bindin se e paskan fituar betejën dhe historinë politike me Kosovën, në këto vitet e fundit të pas pavarësisë së Kosovës!?
Si të kuptohet e "vërteta" e tyre, kur e dimë se gjerë më sot kanë prodhuar vetëm dështime të njëpasnjëshme në politikëbërjen e tyre, në sferën politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë?
Fatkeqësisht, këta mund të na flasin vetëm për vrasje, vjedhje, korrupsion, izolim, varfërim, falje tokash, 'Asociacion' 'Open Ballkan' dhunë në kuvend e në rrugë... e çka më jo tjetër që ia kanë ba popullit dhe shtetit tonë gjerë më sot.
Pra këta "politikanë" apo këto parti politike, pothuajse s'kanë arritur asnjë sukses në udhëheqje me shtetin, përveq disave në nivelin lokal.
Pra, kishte veq dështime, të atyre që po thirren si krahë i "luftës" apo i të tjerëve që po thirrën në trashëgiminë "institucionaliste."
Sigurisht, tek këto parti ka disa zëra të ri që politikën për popull dhe shtet e shohin ndryshe në Kosovë, por janë zëra të vetmuar dhe të pafuqishëm në raport me klanet e vjetëra të organizuara mbrenda partive të tyre politike.
Këtu, duhet të nënvizojmë edhe faktin se në planin e jashtëm politik të Kosovës, jo pak figura të vjetëruara politike kanë qenë të ngritur - të nënshtruar - për tu shërbyer shërbimeve të huaja, dhe ishin po ato shërbime që i mbajtën gjallë - politikisht - për t'i miratuar disa marrëveshje ndërkombëtare që ishin në interes të Serbisë.
Ndërsa në planin e mbrendshëm politik, pushtetarët e vjetër shquheshin edhe me afera dhe skandale tjera të shumta në Kosovë, si:
me zaptim dhe shitje te interesave ekonomike të Kosovës për pasurim të tyre personal;
me ngritje të institucioneve të sigurisë të varura nga ta;
me gjykata të kapura, shëndetësi dhe arsim të politizuar, media dhe sindikata të diktuara nga ta;
me shtrirje gjithnjë e me të madhe të varfërisë në Kosovë, ikja masive e rinisë sonë që nuk shihnin ardhmëri të vet afatgjate në Kosovë, të cilët deri dje konsideroheshin si bosht kyq i zhvillimit të ekonomisë sonë në Kosovë;
me shtim të dhunës në rrugë dhe familje, me rritje të kriminalitetit dhe me skandale tjera banditeske në Kosovë.
Ja pra cili në të vërtet ishte dhe mbetët të jetë profili i partive dhe politikanëve të korruptuar të opozitës në Kosovë.
Pra përfundimisht, a mund të thuhet se partitë tona politikishtë profilizohen si parti të qendrës së djathtë apo socialdemokrate të BE, apo të krahasohen edhe me partitë konzervative në SHBA dhe Britani të Madhe, të cilat si abc të veprimit të vet politik e kanë promovimin e vlerave të tyre nacionale dhe ruajtjen e integritetit territorial nga çdo armik qoftë ai i dukshëm apo i pa dukshëm, i brendshëm apo i jashtëm?
Jo.
Profili i partive dhe politikanëve të korruptuar në Kosovë, ka qënë dhe ka mbetë i njejtë me atë të shtetëve tjera fqinjë me mentalitet të bajraktirizmit balkanik. Aq më keq - nga opinioni i gjërë publik - partitë tona opozitare dhe pushtetarët e vjetër dhe të rinjë të korruptuar, gjithnjë e me shumë po konsiderohen si asgjë tjetër më shumë përveç se si subjekte të marrura dhe mbajtura peng për realizimin e interesave të shërbimeve të huaja dhe ato Serbisë, në dëm të interesave tona afatgjate politike, nacionale e ekonomike në Kosovë.
KH