Gashi: LDK kundër formimit të Qeverisë së re nën drejtimin e Glauk Konjufcës

Aktuale

Gashi: LDK kundër formimit të Qeverisë së re nën drejtimin e Glauk Konjufcës

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 21:38
Arben Gashi

Të mërkuren pritet të hidhet në votim propozimi për formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Glauk Konjufca.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, deklaroi sonte në emisionin Politiko se partia e tij nuk do të japë votat për një Qeveri të udhëhequr nga Konjufca.

“LDK nuk e voton Qeverinë Konjufca,” theksoi Gashi, duke e bërë të qartë qëndrimin e subjektit të tij politik.

Ai gjithashtu kritikoi thirrjen e seancës së parë të parashikuar për buxhetin, duke e cilësuar atë shkelje të Kushtetutës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat