Njofton Lumir Abdixhiku: Ymeri i bashkohet listës së LDK-së për Kuvend

Aktuale

Njofton Lumir Abdixhiku: Ymeri i bashkohet listës së LDK-së për Kuvend

Nga: Bota sot Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 11:10
Lumir Abdixhiku

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri i është bashkuar listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvend.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një shkrimi në Facebook ai dha edhe një rezyme të shkurtër për Ymerin.

"Janina në listë për Kuvend!

Janina Ymeri këto ditë është shndërruar në pasqyrimin më të denjë të aktivistes politike. Si veprimtare e LDK-së, ajo shpalosi skandalin e madh të mafias energjetike dhe milionat e qytetarëve të Kosovës që përfunduan në llogaritë e Vuk Hamovićit - të birit të ish-shefit të Armatës Jugosllave Rade Hamović.

Vukvendosje - siç i dha epitet me të drejtë ajo, shërfaqë më së miri mashtrimin popullist që ndodhë sot. Njërën dorë të shtrirë tek mafia energjetike dhe milionat e popullit të Kosovës që shkojnë aty( tjetrën me gisht ndaj patriotëvë të vendit për tradhëti. Trushpëlarja kështu duket.

Janina, e vetme, ngriti zërin, kërkoi llogari dhe artikuloi me fakte se si rrjetet korruptive në sektorin energjetik po kapnin institucionet e vendit tonë. Pa frikë. Pa hezitim. Pa kalkulim.

Janina Ymeri përfaqëson më së miri aktivisten politike të kohës sonë: atë që nuk e tremb pushteti; atë që nuk e blen propaganda; atë që nuk e hesht padrejtësia. Ajo vjen në politikë nga beteja e së vërtetës. Nga përballja me korrupsionin.Nga përkushtimi i sinqertë për interesin publik”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai ka shtuar se LDK është shtëpia e njerëzve; të drejtë, të guximshëm, profesionalë

“LDK është shtëpia e njerëzve të tillë; të drejtë, të guximshëm, profesionalë. Njerëzve që nuk e përdorin politikën për vete, por për vendin.

Prandaj jam i lumtur t’ju njoftoj se Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës sonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ajo ka treguar se si duket aktivisti i vërtetë: me fakte, me integritet dhe me vizion për një shtet ligjor.

E tani është koha që ky integritet të përfaqësohet në Kuvend”, përfundon kryetari i LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat