Këta janë kandidatët nga Podujeva në listën e LDK-së

Aktuale

Këta janë kandidatët nga Podujeva në listën e LDK-së

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 19:36
Foto ilustruese

Tashmë Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka vendosur për emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë komunë në garën e 28 dhjetorit.

Raportohet se të propozuar janë Ekrem Hyseni, Arjeta Saliu Abazi, Qendrim Softolli, Visar Hoti dhe Vezir Januzi.

Theksojmë se partitë politike kanë afat që deri të dielën e 7 dhjetorit të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputet.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot gjatë ditës për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nënshkruar marrëveshje me Partinë e Drejtësisë dhe AKR-në.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat