Kontroll në barnatore, Dogana zbulon produkte shëndetësore të rrezikshme

Aktuale

Kontroll në barnatore, Dogana zbulon produkte shëndetësore të rrezikshme

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 17:20
Foto ilustruese/ Dogana e Kosovës

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Sipas njoftimit të Doganës, këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

“Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat