Artan Behrami rikandidon me PDK-në

Aktuale

Artan Behrami rikandidon me PDK-në

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 20:19
Artan Behrami

Artan Behrami ka konfirmuar vazhdimin e garës së tij politike, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve edhe një herë me numrin 75 në listën e PDK-së, pas rezultatit të tij si i 12-ti më i votuar i kësaj partie.

Behrami është shprehur se zgjedhjet e 9 shkurtit ishin moment i rëndësishëm ku, sipas tij, 27,143 qytetarë të Kosovës “e mbajtën në mend emrin dhe numrin”, duke e mbështetur nga të gjitha shtresat shoqërore — veteranë, gazetarë, artistë, policë, ushtarë, mjekë, biznesmenë, pensionistë, gra dhe të rinj.

Ai thekson se fushata që nisi muaj më parë nuk ka përfunduar dhe se kjo përkrahje, sipas tij, nuk është vetëm për personin e tij, por për çështjet që ai pretendon të ketë përfaqësuar deri më tani.

Behrami theksoi dy motivet kryesore të angazhimit të tij: mbështetjen për ish-udhëheqësit e UÇK-së të mbajtur në Hagë – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi – si dhe mbështetjen për Bedri Hamzën për kryeministër.

“Të gjitha betejat i kam filluar nga fundi. Të gjithave u kam dalë në krye”, përfundon ai në mesazhin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat