Juristi Kadri Kryeziu ka komentuar vendimin që PDK të mos bashkohet me NISMË-n para zgjedhjeve, duke e quajtur këtë veprim zhgënjyes. Ai theksoi se përballë një LVV-je që prin qartë në sondazhe, PDK-ja duhet të ishte “më e fortë, më e bashkuar dhe me bosht të gjerë politik”
Sipas Kryeziut, nëse ka pasur hapësirë për Eman Rrahmanin në PDK, atëherë është dashur të krijohej vend edhe për Fatmir Limajn, të cilin e vlerëson si figurë me peshë dhe kapacitet mobilizues. Ai shtoi se përçarjet para fushatës i shërbejnë vetëm kundërshtarit politik.
Potsimi i plotë:
Mosbashkimi i PDK-së me NISMË-n është zhvillim zhgënjyes. Përballë një LVV-je që prin qartë në sondazhe, vendit i duhej një PDK më e fortë, më e bashkuar dhe me bosht të gjerë politik. Nëse ka pasur hapësirë për Eman Rrahmanin, atëherë është dashur të gjendej vend edhe për Fatmir Limajn — si figurë me peshë, përvojë dhe kapacitet mobilizues. Përçarjet në prag të fushatës nuk ndihmojnë askënd, përveç kundërshtarit që tashmë është përpara.