Prishtina sot po renditet e 19-ta në botë për ajër të ndotur

Aktuale

Prishtina sot po renditet e 19-ta në botë për ajër të ndotur

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 17:23
Foto arkiv/Ajëri i ndotur në Prishtinë

Prishtina vazhdon të përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit, duke u renditur aktualisht në vendin e 19-të në botë për nivelin e ndotjes.

Sipas matjeve të “IQAir”, përqendrimi i grimcave të dëmshme PM ka arritur vlerën 122, një nivel që konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për grupet më të ndjeshme.

Edhe rajoni nuk qëndron më mirë.

Image
Lista e sipas matjeve të “IQAir

Në Sarajevë, situata është edhe më e rëndë, me qytetin që renditet i 13-ti në listën e qyteteve me ajrin më të ndotur aktualisht.

Ky realitet shton shqetësimet për pasojat afatgjata në shëndet dhe thekson nevojën për masa më të forta për përmirësimin e cilësisë së ajrit në të gjithë rajonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat