Kurti distancohet nga gjuha e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: S’e mbështes, secili mban përgjegjësi për vete

Aktuale

Kurti distancohet nga gjuha e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: S’e mbështes, secili mban përgjegjësi për vete

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 20:54
Kryeministri në detyrë Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është distancuar nga gjuhë e Sami Kurteshit në raport me mediat.

Kurti ka thënë se nuk pajtohet me përgjithësime të tilla.

“Unë jam kundër çfarëdo përgjithësimi dhe nuk e mbështes një gjuhë të tillë. Por, ta keni parasysh që njerëz të ndryshëm janë reagime të ndryshme dhe mbajnë përgjegjësi për veten”, ka thënë ai në Kanal 10.

Tutje, ai ka thënë se LVV është subjekt politik dhe nuk mund të marrë masa kryetari ndaj asnjë anëtari.

“Në jemi subjekt politik demokratik, nuk i merr ato masa kryetari. Ekziston statuti, edhe ai disiplinori ku adresohen këto çështje. Nuk mund të marrë kryetari masa ndaj një anëtari”, ka thënë Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat