Avokati Tomë Gashi me mesazh të drejtpërdrejtë për Kurtin: “Albin, mos lësho pe!”

Aktuale

Avokati Tomë Gashi me mesazh të drejtpërdrejtë për Kurtin: “Albin, mos lësho pe!”

Nga: A.SH Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 18:15
Albin Kurti dhe Tomë Gashi

Avokati i njohur Tomë Gashi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Albin Kurti në lidhje me raportet me Serbinë.

“Albin mos lësho pe! Se po lëshove pe Serbinë prapë në Kosovë e ke!”, ka shkruar Gashi.

Ky reagim vjen në një kohë zhvillimesh të ndjeshme politike dhe diplomatike, ku çështja e dialogut Kosovë–Serbi dhe presioni ndërkombëtar mbetet temë qendrore e debatit publik.

Ai ka shpërndarë një video ku Kurti merr përkrahje nga një e moshuar duke e porositur që mos të lëshojë pe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat