Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Agim Çeku ka shprehur bindjen e plotë se kjo parti do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, duke hedhur poshtë çdo dyshim për kalimin e pragut zgjedhor.
Në një intervistë për kp, Agim Çeku konfirmoi se partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është e hapur dhe e përgatitur për koalicione pas zgjedhore.
Në lidhje me partnerët e mundshëm të koalicionit, përfshirë një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ai refuzoi të jep një përgjigje konkrete, duke thënë se ky vendim i takon kreut të partisë.
Çeku tregon nëse do të ketë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje
“Haradinaj është i vetëdijshëm që duhet të bëhen koalicione të ndryshme, një bashkëpunim të ndryshëm, domethënë se është përafërt në mënyrën, në aspektin programor, në aspektin e së kaluarës, në aspektin e kauzave që ishin përpara, edhe mendoj se do ta pas këtyre zgjedhjeve do ta kemi një qeveri të koalicionit, një qeveri të bashkëpunimit... Qytetarët do ta kuptojnë se duhet t'i jepet mbështetje Ramushit dhe Aleancës që Aleanca të jetë pjesë e parlamentit, pjesë e vendimmarrjes, pjesë e institucioneve të Kosovës... Nuk kam dyshim që Aleanca a do ta kalojë pragun a jo. Po te ne pyetja është sa. Ne jemi të interesuar që sa më shumë deputetë të kemi dhe mendoj se, jam i sigurt që Aleanca do të dalë mirë në këto zgjedhje. Mirë, edhe më mirë ndoshta se herët e tjera... Kjo (koalicioni i mundshëm) i takon kryetarit Ramush Haradinaj. Ai do të vendosë për këtë çështje”, ka thënë Çeku.