U kthye nga pushimi mjekësor, Ismet Isufi, zyrtari policor që vdiq sot në komunikacion

Aktuale

U kthye nga pushimi mjekësor, Ismet Isufi, zyrtari policor që vdiq sot në komunikacion

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 09:28 Përditësuar në ora: 13:05 më 15.12.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

E dhimbshme: Ky është polici që vdiq sot në Prishtinë

Ismet Isufi është zyrtari policor që u gjet i vdekur sot në Prishtinë, pas një vetaksidenti.

Mirëpo, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë tha se vdekja e policit dyshohet se erdhi para se të ndodhte aksidenti.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, konfirmoi Pllana.

Ndërkohë, familjarët e të ndjerit, kanë ndarë telegram ngushëllimi për këtë humbje të papritur.

“Sot për familjen tonë Isufi nga Keqekolla Malësia e Gollakut  na erdhë  një lajm i papritur.   U nda nga jeta djali i axhes, vllau i jonë Ismet Isufi. Ngushëllime të gjithë familjesë tonë, miqëve shokëve e dashamirve tonë. Zoti të mëshiroft o Ismet Isufi! Familjesë tonë zoti i dhashët forcë e gajret.  Të gjithë jemi një ditë të bitë e vdekjesë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ende nuk është bërë e ditur data dhe vendi i varrimit të të ndjerit.

Ismet Isufi, zyrtari policor që vdiq sot në komunikacion

Ismet Isufi është zyrtari policor që vdiq sot papritur në komunikacion, pasi kishte pësuar infarkt.

Isufi pas infarktit, ka pësuar aksident rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi”.

Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.

Personi që ndërroi jetë në komunikacion ishte polic, sot u kthye nga pushimi mjekësor

Një person ka humbur jetën derisa po drejtonte veturën afër shkollës “Model” në Prishtinë.

Burime të mediave bëjnë të ditur se zyrtari policor ishte kthyer sot në punë pas pushimit mjekësor disaditor.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, tha Pallana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat