Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën zgjedhore në Mitrovicë

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën zgjedhore në Mitrovicë

Nga: A.SH Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 08:17
Albin Kurti

Sot, më 17 dhjetor, Lëvizja VETËVENDOSJE! së bashku me partnerët e saj politikë hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në qytetin e Mitrovicës. Aktiviteti do të mbahet duke filluar nga ora 19:00 në Palestrën e Sporteve “Minatori”.

Në këtë tubim pritet të marrin pjesë anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë nga Mitrovica dhe më gjerë, të cilët do të informohen për prioritetet dhe programin zgjedhor të kësaj force politike.

Pjesëmarrja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pritet t’i japë një rëndësi të veçantë hapjes së fushatës, ku ai do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim politik.

"HAPJA E FUSHATËS ZGJEDHORE NË MITROVICË Sot, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00, në Palestrën "Minatori" në Mitrovicë, Lëvizja VETËVENDOSJE! me partnerët e saj hapë fushatën zgjedhore. Pjesëmarrës do të jetë kryeministri Albin Kurti. Ju mirëpresim!", thuhet në njoftimin e Lëvizjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat