Ministri Maqedonci prit në takim lamtumirës kolonel Sefer Shytin

Aktuale

Ministri Maqedonci prit në takim lamtumirës kolonel Sefer Shytin

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 14:35
Kolonel Sefer Shyti dhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Ministri

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës zëvendës drejtorin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Sefer Shytin, me rastin e pensionimit të tij.

Me këtë rast, ministri nderoi kolonelin me Medaljen për “Shërbim të Shquar”, si mirënjohje për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe meritor në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu, sot u mbajt ceremonia zyrtare e përcjelljes në pension të kolonel Shytit, në të cilën morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, sekretari i përgjithshëm, Gafur Dugolli, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe kolegë, ushtarakë, miq dhe familjarë të kolonelit.

Gjatë fjalimeve të rastit u theksuan kontributi, sakrifica dhe profesionalizmi i kolonel Sefer Shytit në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Me nderim dhe mirënjohje për kontributin e çmuar ndër vite, kolonel Sefer Shytit i urojmë pensionim të qetë, shëndet të mirë dhe suksese në të gjitha etapat e ardhshme të jetës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat