Këta janë të arrestuarit nga aksioni për keqpërdorime në shpronësime

Aktuale

Këta janë të arrestuarit nga aksioni për keqpërdorime në shpronësime

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 07:38
Foto nga aksioni

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka realizuar dje një aksion arrestimesh lidhur me dyshimet për keqpërdorime serioze në proceset e shpronësimit.

Sipas informatave të siguruara nga media, në kuadër të këtij rasti janë arrestuar: Jovica Mitrovic, Fadil Ismajli, Shaban Terbunja, Goran Lazic, Bedri Dibrani.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti lidhet me dyshime për veprime të organizuara dhe përfitime të kundërligjshme gjatë procedurave të shpronësimit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pritet që ndaj tyre të zhvillohen veprime të tjera hetimore, përfshirë intervistimin dhe caktimin e masave procedurale.

Hetimet janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat