Monitorimi i Reagimit Institucional ndaj Dhunës me Bazë Gjinore në Kosovë (2021–2024)”, i cili evidenton përparime ligjore, por edhe probleme të theksuara në zbatim. Sipas raportit, vetëm 54% e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave është zbatuar plotësisht, ndërsa institucionet shpesh hasin mungesë trajnimesh, stafi dhe koordinimi.
Gjetjet tregojnë se policia, prokuroria, gjykatat, shërbimet sociale dhe sektori i shëndetësisë përballen me vështirësi në trajtimin e rasteve, duke ndikuar në mbrojtjen e pamjaftueshme të viktimave. Raporti u bën thirrje institucioneve për përgjegjësi më të madhe dhe zbatim të plotë të Konventës së Stambollit.
Nermin Mahmuti, kryetare e bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës tha se sfida kryesore në luftën kundër dhunës me bazë gjinore mbetet zbatimi i ligjeve, veçanërisht në nivelin lokal, ku mungojnë burimet, kapacitetet profesionale dhe koordinimi institucional. Ajo theksoi se organizatat e shoqërisë civile janë shtylla kryesore e reagimit ndaj dhunës, shpesh kontakti i parë për të mbijetuarat, duke ofruar mbështetje emergjente, ndihmë juridike dhe strehim. Sipas saj, kontributi i tyre ka qenë vendimtar në identifikimin e boshllëqeve, rritjen e llogaridhënies dhe nxitjen e reformave.
Mahmuti shtoi se qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve mbetet sfidë serioze, ndërsa vonesat procedurale, dënimet e lehta dhe zbatimi i dobët i urdhërave mbrojtës vazhdojnë të minojnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
“Sfida kryesore mbetet zbatimi i cili është prezent edhe në këtë fushë si zakonisht edhe në fusha të tjera dhe përgjigjja institucionale vazhdon të jetë veçanërisht në nivelin lokal ku së pari mungojnë burimet kapacitetet profesionale dhe koordinimi efektiv... Në këtë realitet organizatat e shoqërisë civile janë shtyllë e reagimit ndaj dhunës në bazë gjinore ato shumë shpesh janë kontakt i parë për të mbijetuarat duke ofruar mbështetje emergjente, ndihmë juridike, strehim si dhe duke ndërtuar mes besim te komuniteteve dhe institucioneve. Kontributi i rrjetit ka qenë vendimtar në identifikimin e boshllëqeve rritjen e llogaridhënëse dhe formësimin e reformave në këtë fushë... Në vitin e fundit qëndrueshmëria financiare e organizatës të shoqërisë civile dhe jo vetëm edhe për rrjetin mbetet një sfidë serioze... Pra edhe pse ka përmirësime në sistemin e drejtësisë vonesat që janë zakonisht procedurale dënimet e lehta dhe tentativat për pajtim dhe zbatim të dobët të urdhrave mbrojtës vazhdojnë dhe minojnë në besimin e qytetarëve”, tha ajo.
Ndërsa në kuadër të raportit, Rita Glavitza, Shefe e Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim, vlerësoi zhvillimet e mundësuara nga institucionet dhe shoqëria civile, megjithatë sipas saj, akoma mbetet shumë punë që ky drejtim të forcohet.
“Ky raport paraqet progresin e bërë nga institucionet, si Ministria e Drejtësisë, duke përmirësuar kornizën ligjore dhe mekanizmat për parandalimin dhe adresimin e dhunës. Dua të theksoj rëndësinë e bërë nga shoqëria civile që shtyn para këtë proces, duke e përfshirë Rrjetin e Grave të Kosovës. Ndryshimi zakonisht vjen nga shoqëria civile dhe shtytja e saj për ndryshim. Edhe pse shumë hapa janë bërë në drejtimin e duhur, ka shumë për të bërë që të arrihet toleranca qytetare në praktikë dhe në realitet, duke përfshirë forcimi i mëtutjeshëm i njohurisë dhe kapacitetit brenda institucioneve, që të adresohet dhuna me bazë gjinore dhe të sigurohet një qasje e përqendruar ndaj viktimës”.
Zyrtarja e Programit për Adresimin e Dhunës në Baza Gjinore, Besarta Breznica shpjegoi se dhuna me bazë gjinore përfshin dhunën në familje, dhunën fizike, seksuale dhe psikologjike, e cila prek kryesisht gratë, si pasojë e normave gjinore dhe pabarazive të pushtetit.
Ajo theksoi se që nga viti 2020, Konventa e Stambollit është pjesë e Kushtetutës së Kosovës, gjë që ka detyruar ndryshime të rëndësishme në legjislacionin primar dhe sekondar për adresimin e kësaj dukurie.
“Dhuna në bazë gjinore nënkupton çdo formë të dhunës që ndodh ndaj një personi për shkak të gjinisë së saj apo të tij ajo përfshin dhunën në familje, dhunën fizike dhe dhunën seksuale gjithashtu edhe dhunën psikologjike, kjo dhunë e dimë që prek më së shumti gratë me burrat si pasojë e normave ekzistuese gjinore që ne kemi dhe të pabarazive të forcës , dhe si mundemi me ditë nga viti 2020 Kosova e ka konventën e saj në Kushtetutën e saj në Konventën e Stambollit kjo është një formë e cila deri diku na ka detyruar t’i ndërrojmë të gjitha ligjet qoftë legjislacionin primar apo edhe sekondar”, tha ajo.
Në këtë kontekst, organizatat e shoqërisë civile, përfshirë Rrjetin e Grave të Kosovës, vazhdojnë të luajnë rol kyç si reagimi i parë ndaj dhunës me bazë gjinore, duke ofruar mbështetje emergjente, ndihmë juridike dhe strehim për të mbijetuarat, si dhe duke nxitur llogaridhënie institucionale dhe reforma.
Raporti po ashtu nënvizon nevojën për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e plotë të Konventës së Stambollit, e cila që nga viti 2020 është pjesë e Kushtetutës së Kosovës.