Kosova dhe Lituania forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Aktuale

Kosova dhe Lituania forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Nga: Bota sot Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 21:28
Shefi i Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë, gjeneral Raimundas Vaikšnoras dhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë, gjeneral Raimundas Vaikšnoras, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit Maqedonci shprehu mirënjohje për kontributin e Lituanisë në kuadër të misionit të KFOR-it, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti në forcimin e sigurisë në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes, ndërsa të dy palët rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë.

Vizita e gjeneralit Vaikšnoras në Kosovë vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat