Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se pas ankesave të mërgatës për pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë, ka zhvilluar një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Božinović.
Sipas Sveçlës, pala kroate ka shprehur gatishmëri për të lehtësuar dhe përshpejtuar kalimin kufitar për qytetarët e Kosovës, brenda rregullave në fuqi.
Ai falënderoi homologun kroat për bashkëpunimin dhe uroi mërgatën rrugë të mbarë dhe mirëseardhje në atdhe.
Postimi i plotë:
Pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët tanë lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë, zhvillova një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, z. Davor Božinović, mbi modalitetet për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët tanë.
Ministri Božinović shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresoj këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona.
Mërgatës sonë i dëshiroj rrugë të mbarë e mirëardhshi në atdhe!