Vidosav Mitroviç, ish-pjesëtari i MUP-it i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

Aktuale

Vidosav Mitroviç, ish-pjesëtari i MUP-it i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 20:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) dhe më pas i integruar në Policinë e Kosovës, është arrestuar sot në Leshak, nën dyshimin për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor brenda territorit të Kosovës.

Për arrestimin e tij njoftoi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndërkaq, media mëson se i arrestuari është Vidosav Mitroviç.

Sveçla përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se ekzistojnë dyshime të bazuara se Mitroviç ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Vukashinoviqit, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi.

Sipas Sveçles, i arrestuari së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë më 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat