Shtyhet për 10 minuta seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj te pandehurve Lubomir Çimburoviq, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.
Seanca është shtyrë për shkak se edhe pse nuk ka asnjë pjesëtarë te komunitetit serb, përkthyesi duhet ta kryej punën e tij gjatë leximit të aktakuzës.
Mbrojtesit e të akuzuarve janë caktuar nga Gjykata Themelore, shkak se askush nuk është deklaruar për mbrojtjen e të pandehurve.
Çimburoviq gjatë kohës se luftës në Kosovë ishte drejtor i burgut të Prishtinës, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë ishin gardian.