Derisa numërimi po vazhdon, rezultatet aktuale e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë.
Me numërimin e 41,02 për qind të votave, LVV ka 48,79 për qind apo 154,826 të votave, përcjell “Bota sot”.
Derisa, PDK ka 19,91 për qind apo 63,180 të votave, LDK me 13,85 për qind apo 43,952, kurse AAK 7,37 për qind apo 23,390 të votave.
Kurse, NISMA me rezultatin aktual nuk e kalon pragun me 1,65 për qind apo 5,233 të votave.
VETËVENDOSJE! kryeson bindshëm, PDK e dyta – rezultatet e para nga numërimi i votave
Nga: M.L.
Sipas rezultateve të para të publikuara mbrëmjen e sotme, Lëvizja VETËVENDOSJE! po prin bindshëm në garën zgjedhore me 45,81 për qind, duke siguruar 13,325 vota deri në këtë fazë të numërimit.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18,59 për qind apo 5,407 vota.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 12,94 për qind, që përkthehet në 3,765 vota, duke u renditur e treta.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pozicionohet e katërta me 8,31 për qind ose 2,417 vota, ndërsa Srpska Lista ka siguruar 3,93 për qind, përkatësisht 1,143 vota.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë procesuar 145 vendvotime nga gjithsej 2,557, që përbën 5,67 për qind të totalit të vendvotimeve.
Numërimi i votave po vazhdon dhe pritet që në orët në vijim të ketë përditësime të reja mbi rezultatin përfundimtar.
Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media pas përfundimit të procesit të votimit.
Radoniqi tha se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve.
Ai tha se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind, ndërkaq zgjedhjet e kaluara, të mbajtura në shkurt bazuar në 91 për qind të vendvotimeve të procesuara, kishin votuar 40 për qind e trupit zgjedhor.
Në orët e pasdites, Radoniqi tha se ka pasur ndërprerje të shkurtra të rrymës deri në 10 minuta në tri qendra votimi në Rahovec, Dragash dhe Han të Elezit, por KEDS-i e ka rregulluar menjëherë problemin.