Përfundon numërimi i votave: VV fituese e padiskutueshme – ja si do të duket legjislatura e re

Aktuale

Përfundon numërimi i votave: VV fituese e padiskutueshme – ja si do të duket legjislatura e re

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 08:13 Përditësuar në ora: 11:49 më 05.01.2026
Kuvendi i Kosovës

Procesi drejt fundit, numërohen afër 80% e votave me postë

Nga: A.Sh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi 77% të votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas përditësimit të fundit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR, deri më tani janë procesuar 77,17%, përkatësisht 71 nga gjithsej 92 kuti të votimit.

Në këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.18% ose 14,706 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.64% ose 2,168 vota ndërsa Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me  8.33% ose 1,698 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 4.52% ose 920 vota.

Numërohen mbi 70% e votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi 70% të votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas përditësimit të fundit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR, deri më tani janë procesuar 13 mijë e 917 vota, përkatësisht 67 nga gjithsej 92 kuti të votimit.

Në këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.56 për qind të votave, apo gjithsej 13,917 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.62% ose 2,036 vota ndërsa Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me  8.19% që përfaqësojnë 1,571 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 4.73% apo 908 vota.

KQZ: Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, janë numëruar 41 nga 92 kuti

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga fillimi i procesit të numërimit të shtunën, më 3 janar, në orën 16:00, e deri të dielën, më 4 janar, në orën 16:00, janë numëruar gjithsej 41 nga 92 kuti votimi, të cilat përmbajnë pakot me fletëvotime të ardhura deri më tani në Kosovë.

Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4 kuti), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7), Dragash (1), Istog (4), Kaçanik (2), Klinë (2), Fushë Kosovë (2), Kamenicë (3), Mitrovicë e Jugut (4), Lipjan (2) dhe Rahovec (2).

KQZ ka bërë të ditur se të dhënat për rezultatet po përditësohen në vazhdimësi në platformën zyrtare për rezultate, e cila është e qasshme në faqen zyrtare të KQZ-së.

Po ashtu, gjatë javës në vijim, procesit të numërimit do t’i bashkohen edhe fletëvotimet nga votimi me kusht, si dhe ato nga votimi i personave me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, nga 57 vendvotime me kusht, të shpërndara në 38 komuna të vendit, në sistem janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit për persona me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

Numërohem mbi 40% e votave me postë

Nga: A.Sh

Janë numëruar mbi 40% e votave me postë. Sipas faqes së KQZ-së, Vetëvendosje ka thelluar epërsinë me rezultat

Lëvizja Vetëvendosje me 72.07%  ose 8,320 Vota

LDK me 10.35% ose 1,195 Vota

PDK me 8.58% ose 991 Vota

AAK me 6.18% ose 714 Vota

KQZ: Nga pasdita e shtunës deri në mesnatë janë numëruar 19 kuti nga votimi me postë

Po vazhdon numërimi i votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ’së tha se nga pasdita e së shtunës deri në mesnatë, janë numëruar 19 kuti votimi, brenda të cilave janë vendosur pakot me fletëvotime që deri më tani janë sjellur në Kosovë.

“Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7) dhe Mitrovicë e Jugut (2/5).”

“Në QNR është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve, sipas komunave.”

Vazhdon numërimi i votave me postë, prin Vetëvendosje

Nga: A.Sh

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.

Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 28 kutive të votave me postë ose 30,43% e numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 70.69% ose 5,319 Vota.

LDK- 10.59% o se 797 Vota

PDK- 8.83% ose 664 Vota

AAK- 8.27% ose 622 Vota

Votat me postë: Vetëvendosje kryeson bindshëm në QNR

Nga: A.Sh

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.

Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 23 kutive të votave me postë ose 25,00% e numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë 69.52% ose 4,327 Vota.

LDK- 11.28% ose 702 Vota

AAK- 9.43% ose 587 Vota

PDK- 8.13% ose 506 Vota

Numërohen 11 kuti të votave me postë, LVV kryeson - AAK ruan vendin e dytë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.

Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 11 kutive të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 62.69 për qind, duke grumbulluar 1,687 vota.

Befasia në këtë fazë të procesit është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila renditet e dyta me 422 vota apo 15.68 për qind.

Në vendin e tretë pozicionohet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 337 vota (12.52 për qind), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 192 vota, që përbëjnë 7.13 për qind.

Numërimi i votave me postë po vazhdon, ndërsa pritet të shihet nëse këto rezultate do të ndikojnë në ndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës.

Image

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën subjektet politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 40 vendvotime të përfaqësive diplomatike.

Nga ky proces në përfaqësi diplomatike, Vetëvendosje ka fituar 13 mijë e 297 vota ose 86.92 për qind, PDK ka fituar 905 vota ose 5.92 për qind, LDK me 726 vota ose 4.75 për qind dhe AAK me 243 vota 1.59$3 Vota 1.59 për qind,

Sipas KQZ-së, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%.

Image

 

Po ashtu, gjatë ditës së shtunë, në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë.

Ditë më parë, nga dy kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28,500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së, bëhet e ditur në njoftim.

Image

 

Nga më shumë se 28,000 pako të pranuara, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar mbi 950. Arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit në pakon me fletëvotim.

Në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime, njofton KQZ.

Numërohen mbi 5% e votave me postë, VV e para, AAK e dyta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR.

Sipas të dhënave të para, nga 92 kuti të votave, janë numëruar deri tani 5 për qind e tyre ose 5 kuti.

Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 68.08% ose 785 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës befasisht renditet e dyta me 15.35% ose 177 vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës  me 12.75% ose 147 vota.

Njëherit Partia Demokratike e Kosovës ka 2.52% ose 29 vota. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat