Veprimtari Ramazan Bekteshi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se skemat politike dhe mediatike, sipas tij, kanë dështuar. Ai thekson se rezultati prej 51.11% për Vetëvendosjen me aleatët është dëshmi e qartë e vullnetit qytetar.
Bekteshi akuzon studiot televizive për dezinformim dhe tallje me opinionin publik, ndërsa përmend me emër Baton Haxhiun dhe Berat Buzhalën, të cilët, sipas tij, kanë manipuluar sondazhet për të ndikuar në perceptimin e qytetarëve.
“Skemat ranë: VV me aleatë 51.11%
TV Studiot u zgërdhinë & mashtruan.
B. Haxhiu & B. Buzhala manipuluan sondazhet.
Populli foli!”, shkruan Bekteshi në Facebook.