Përditësimi i KQZ-së: Lëvizja Vetëvendosje prin në rinumërimin e votave

Aktuale

Përditësimi i KQZ-së: Lëvizja Vetëvendosje prin në rinumërimin e votave

Nga: Bota sot Më: 14 janar 2026 Në ora: 20:37
Rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit është ende në vazhdim.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri tani janë rinumëruar 87,74% e votave.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të udhëheqë me 9,985 vota, duke ruajtur epërsinë e saj në këtë proces.

Pas saj, renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 4,291 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 3,396 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ndodhet në vendin e katërt me 12,134 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat