Kërstiq: Beogradi po pengon integrimin e serbëve të Kosovës

Aktuale

Kërstiq: Beogradi po pengon integrimin e serbëve të Kosovës

Më: 20 janar 2026 Në ora: 21:34
Bratislav Kërstiq

Gazetari serb, Bratislav Kërstiq, mes tjerash foli edhe  për pozitën e komunitetit serb që jeton në Kosovë, duke theksuar se problemi kryesor mbetet ndikimi i drejtpërdrejtë i Beogradit.

Sipas Kërstiqit, autoritetet në Serbi i mbajnë “peng” serbët e Kosovës, duke i dekurajuar ata që të integrohen në institucionet e shtetit të Kosovës dhe të jetojnë si qytetarë të barabartë.

Ai tha se kjo qasje përbën problemin më serioz dhe se kjo çështje, sipas tij, është sqaruar edhe më herët në studion e emisionit.

“Ekziston edhe një çështje tjetër thelbësore: a janë serbët e Kosovës qytetarë të shtetit të Kosovës apo jo? Sidomos në veri të vendit, kjo dilemë vazhdon të mbetet e hapur,” u shpreh Kërstiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat