“U vranë vetëm pse ishin shqiptarë”, vendoset pllakë përkujtimore në kujtim të natës së tmerrit

Aktuale

“U vranë vetëm pse ishin shqiptarë”, vendoset pllakë përkujtimore në kujtim të natës së tmerrit

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 11:15
Faton Peci

Sot, në shënimin e 26-vjetorit të masakrës në Mitrovicë, në urën e re për këmbësorë u vendos një pllakë përkujtimore, në kujtim të 10 civilëve shqiptarë të vrarë nga ‘Rojet e urës’.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci tha se ata u vranë vetëm e vetëm që ishin shqiptarë.

“Në urën e re për këmbësorë dëshirojmë që të kemi edhe një mesazh që për lirinë në veri të Kosovës, edhe pas çlirimit të Kosovës u desh të derdhet gjak”, shtoi ai në një prononcim para mediave.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në Qendrën e Kulturës do të hapet një ekspozitë me fotografi që dokumentojnë ngjarjet e natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ndërsa aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në orën 12:30 me ndezjen e qirinjve te ura e re, në nderim të viktimave dhe në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të asaj nate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat