Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën, ja ku ishte epiqendra

Aktuale

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën, ja ku ishte epiqendra

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05:08 me kohë lokale, në thellësi prej rreth 10 kilometrash. Tërmeti është ndier në disa rajone të vendit, si dhe në rajonin veriperëndimor të Ballkanit.

Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë raportuar se lëkundjet janë ndier dukshëm në disa qytete.

Image
Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Institucionet përkatëse kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë theksuar se situata po monitorohet, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e sigurisë në raste tërmetesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat