Shaip Kamberi uron Albulena Haxhiun për postin e Kryetares së Kuvendit

Aktuale

Shaip Kamberi uron Albulena Haxhiun për postin e Kryetares së Kuvendit

Nga: Bota sot Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 19:18
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka duke uruar znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai i ka dëshiruar suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore, me theks të veçantë në përkushtimin ndaj forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe përfaqësimit dinjitoz të interesave të qytetarëve.

Në reagimin e tij, Kamberi ka vlerësuar edhe zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga partitë opozitare dhe nga përfaqësuesit e komuniteteve shumicë, duke e cilësuar këtë si reflektim të përbërjes së Kuvendit dhe si një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit gjithëpërfshirës institucional.

Në fund, ai ka uruar edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke shprehur shpresën që ky mandat të sjellë stabilitet institucional, bashkëpunim politik dhe përparim të mëtejmë në rrugën euroatlantike të vendit.

Postim i plotë:

Uroj znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore, me përkushtim ndaj forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe përfaqësimit dinjitoz të interesave të qytetarëve.

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit nga partitë opozitare dhe nga përfaqësuesit e komuniteteve shumicë përbën një reflektim të përbërjes së Kuvendit dhe një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit gjithëpërfshirës institucional.

Urime edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, me shpresën që ky mandat të sjellë stabilitet institucional, bashkëpunim politik dhe përparim të mëtejmë në rrugën euroatlantike të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat