Eurodeputeti Terras uron Kurtin: Kosova i përket BE-së

Aktuale

Eurodeputeti Terras uron Kurtin: Kosova i përket BE-së

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 09:13
Riho Terras

Eurodeputeti dhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka uruar Albin Kurtin, me rastin e formimit të qeverisë.

Në një postim në “X”, Terras u shpreh se “paraliza politike më në fund ka mbaruar”.

Terras pohon se Kosova i përket familjes së Bashkimit Evropian.

“Urime Albin Kurtit dhe Kosovës për formimin e një qeverie të re. Paraliza politike më në fund ka mbaruar.

Një qeveri funksionale është thelbësore për të avancuar në rrugën drejt BE-së dhe për të zhbllokuar mbështetjen financiare shumë të nevojshme.

Kosova i përket familjes së BE-së” deklaroi Terras.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat