Pas dorëheqjeve, KQZ rekomandon 18 kandidatë për deputetë

Aktuale

Pas dorëheqjeve, KQZ rekomandon 18 kandidatë për deputetë

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 15-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm të radhës.

Kjo për arsye se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112, paragrafin 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, rekomandon 18 kandidatët e radhës, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, sipas tabelës vijuese.

Image
Tabela
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat