Kuvendi i Kosovës me 99 vota deputetësh ka miratuar vendimin për ndarje buxhetore.
Për u deklaruan nga Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK e Grupi Multietnik.
Ministri Hekuran Murati sqaroi pse erdhi ky vendim.
“Kërkesa për zgjatjen buxhetore siç parashihet me nenin 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë është bërë në kuadër të nevojës për të përmbushur pagesat apo rrjedhën e pagesave pa ndërprerje dhe pa probleme përgjatë këtyre muajve për aq sa nuk kemi buxhet të miratuar”, tha ai.
Përvec mbështetjes që i dha Vetëvendosje si parti në pushtet, edhe Arian Tahiri shef i Grupit Parlamentar tha se PDK-ja voton për.
“Duke pasur parasysh situatën, në mënyrë që të kontribuohet e të ketë rrjedhshmëri edhe PDK voton për”.
Mbështetje pati edhe nga LDK-ja. “Duke marrë parasysh rrethanat buxhetore në të cilat është Kosova, e përkrahim edhe ne zgjatjen buxhetore për këtë muaj”, tha Jehona Lushaku shefe e deputetëve të LDK-së.
Edhe nga Grupi Multietnik mbështetën këtë ndarje. “Mbështetim propozimin për zgjatje buxhetore”, tha Artan Asllani shef i Grupit Multietnik
Njëjtë mbështetje pati edhe nga AAK-ja. “Kjo është procedurë standarde dhe e votojmë”, tha Besnik Tahiri shef i GP të AAK-së.