Hamza: Nuk dua të besoj që urgjenca për buxhetin lidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit

Aktuale

Hamza: Nuk dua të besoj që urgjenca për buxhetin lidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 11:22
Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Projektligjin e buxhetit për vitin 2026, ka thënë se nuk e kupton urgjencën e opozitës që buxheti të votohet me procedurë të shpejt.

Ai ka thënë se nuk janë për vonesa dhe krijimin e krizave.

“Janë dy arsye që më shkojnë ndërmend. E para që t’i pamundësojnë deputetëve që me diskutimet e tyre të shprehin kritika dhe të japin propozime dhe alternativa. Dhe e dyta nuk dua me besua që kjo çështje lidhet me rastin e zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, tha Hamza.

Hamza ka dhënë kritika për buxhetin duke theksuar se vërehet mungesë e investimeve në disa sektorë të rëndësishme.

Ai tha se ekspozeja e paraqitur nga kryeministri Kurti nuk është reflektuar në buxhet.

Kryetari i PDK-së ka kritikuar mospërfshirjen e buxhetit për Prishtinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat