Ramush Haradinaj: Kosova mbështet fuqishëm Shtetet e Bashkuara dhe lirinë e popullit iranian

Aktuale

Ramush Haradinaj: Kosova mbështet fuqishëm Shtetet e Bashkuara dhe lirinë e popullit iranian

Nga: Bota sot Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 15:31
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për situatën aktuale globale, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për lirinë dhe demokracinë.

Sipas tij, liria për popullin iranian është më afër se kurrë. Në këtë moment vendimtar për paqen dhe stabilitetin global, Haradinaj vlerëson lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar vendosmërinë dhe forcën e tij në mbrojtje të vlerave universale të lirisë dhe demokracisë.

Postim i plotë:

Liria për popullin iranian është më afër se kurrë. Në këto momente vendimtare për paqen dhe stabilitetin global, lidershipi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dëshmuar edhe njëherë vendosmërinë dhe forcën e tij të pakontestueshme në mbrojtje të vlerave universale të lirisë dhe demokracisë.

Kosova qëndron fuqimisht dhe pa mëdyshje pranë aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krah të paqes, sigurisë dhe rendit demokratik ndërkombëtar.

Ne besojmë fuqishëm se liria dhe demokracia do të triumfojnë. Historia ka treguar se kur kombet e lira qëndrojnë së bashku, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zoti e bekoftë Kosovën.

Zoti i bekoftë të gjithë aleatët tanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat