Uran Ismaili: Krejt Kosova e ka ditur që nëse nuk zgjedhet Presidenti 30 ditë përpara, vendi shkon në zgjedhje

Aktuale

Uran Ismaili: Krejt Kosova e ka ditur që nëse nuk zgjedhet Presidenti 30 ditë përpara, vendi shkon në zgjedhje

Më: 9 mars 2026 Në ora: 21:04
Uran Ismaili

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë, se gjithë Kosova e ka ditur që nëse nuk zgjedhet Presidenti 30 ditë para skadimit të mandatit të Osmanit, vendi shkon në zgjedhje.

Ai tha se ka qenë qëndrim uniformë i të gjitha partive politike.

“Nga mendimi im dhe nga atë që e kemi realizu, mendoj se krejt Kosova e ka ditur që nëse nuk zgjedhjet 30 ditë përpara, vendi shkon në zgjedhje, nuk është diskutu 60 ditë, ka qenë mendim uniformë i krejt partive partive”, ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë ndaj Presidencës dhe Kuvendit mos të ndërmarrin asnjë veprim deri më 31 mars. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat