Për të dytën ditë radhazi, Nagip Krasniqi del para gjykatës

Aktuale

Për të dytën ditë radhazi, Nagip Krasniqi del para gjykatës

Më: 12 mars 2026 Në ora: 07:13
Nagip Krasniqi

Edhe këtë të enjte do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.

Nga ora 09:30, Krasniqi pritet të dalë para gjyqit, përderisa ndaj tij rëndon vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjatë ditës së mërkurë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, një dëshmitar dëshmoi në seancën gjyqësore të Krasniqit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat