Osmani pret shefin e EULEX-it, temë edhe siguria dhe sundimi i ligjit

Aktuale

Osmani pret shefin e EULEX-it, temë edhe siguria dhe sundimi i ligjit

Më: 30 mars 2026 Në ora: 16:10
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të Presidencës, është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike në vend.

Po ashtu, në takim është trajtuar bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, me theks në rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm për forcimin e sundimit të ligjit.

Bëhet e ditur se në takim është vlerësuar edhe bashkëpunimin në kuadër të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe zbatimin e standardeve të Konventës së Stambollit, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat